Filluan punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri

29.03.2024

Për të parë nga afër punimet sot në stadium ishin ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja, Daulina Osmani, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, zëvendësdrejtori i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani dhe Gusan Hatko, nga kompania Hatko, ekipi i së i cilës do të punojë në fushën hibrid të stadiumit në kryeqytet.

Fusha Hibrid e cila do të vendoset në stadiumin “Fadil Vokrri” është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë.

1.3 milion euro janë ndarë që ky stadium të përmbushë të gjitha kriteret e të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.

Prapa