Shtëpia e Kulturës në Kishnicë të Graçanicës
29.03.2024
Mbi 600 mijë euro janë ndarë për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë të Komunës së Graçanicës.
Shtëpia e Kulturës do të ketë një sallë me 250 ulëse, hapësira për organizimin e ekspozitave, podium për aktivitete të ndryshme kulturore, sallën e pritjes, depo multifunksionale dhe zyre.
Me përfundimin e punimeve, artistët dhe qytetarët do të kenë një hapësirë te re kulturore për të zhvilluar e ndjekur aktivitetet artistike.
Investimet e Ministrisë së Kulturës për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në Kosovë nuk do të ndalen.