Plani pesë vjeçar për zhillimin e infrastrukturës së futbollit

28.02.2024

Në praninë e ministrit Hajrulla Çeku dhe presidentit të FFK-së, Agim Ademi, sot u mbajt takimi i grupit koordinues për planin pesë vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.

Në takim u diskutua për zhvillimet e deritanishme dhe planet e punët intensive që priten në vazhdim për të konsoliduar infrastrukturën e futbollit në vend.

Grupi koordinues përbëhet nga Florim Kryeziu, kryesues (MKRS) si dhe anëtarët: Drilon Kabashi (MKRS), Muhamet Koca (FFK), Florim Grajçevci (FFK), Gent Gërdovci (FFK), si dhe dy përfaqësues me rotacion nga kolegjiumi për Kulturë, Rini dhe Sport i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ky grup që përbën kapacitetet profesionale të fushës së infrastrukturës sportive do të bëjë analiza dhe vlerësime, po ashtu të jetë edhe vendimmarrës, strategjik dhe orientues, si për ministrinë ashtu edhe për federatën dhe të tjerët sa i përket projekteve të parapara në kuadër të planit.

Plani investiv që bën bashkë Ministrinë e Sportit, FFK-në dhe komunat përkatëse, parasheh përmbyllje të projekteve aktuale, renovime dhe stadiume të reja futbolli.

Prapa