Programi “Drejt Malit” në vitin e tretë të organizimit

08.02.2024

Në malet e Brezovicës, për të tretin vit radhazi ka filluar zbatimi i programit “Drejt Malit”.

Aktualisht skijimin po e mësojnë grupi i parë nga 1200 nxënësit e klasave të shtata nga 29 komuna të Kosovës, që do të përfitojnë nga ky program këtë vit, program ky i cili gjatë verës vazhdon me ecje malore.

“Drejt Malit” ka për qëllim zhvillimin e shëndetit të fëmijëve dhe edukimin jo-formal përmes aktivitetit fizik.

Realizimi i këtij programi po bëhet në partneritet mes Ministrisë së Sportit, Ministrisë së Arsimit dhe Federatës së Sportit Shkollor të Kosovë.

Prapa