Dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Art dhe Kulturë

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari Ardian Gola, mbajti sot dëgjim publik për Projektligjin për Art dhe Kulturë.
Të pranishëm ishin ministri Hajrulla Çeku dhe përfaqësuesit nga MKRS, Rozafa Imami, Bislim Bislimi dhe Jehona Shyti, përfaqësues të drejtorive për kulturë të nivelit qendror dhe të atij komunal, përfaqësues të komunitetit artistik, etj.
Anëtarët e Komisionit dhe akterë tjerë relevantë diskutuan lidhur me aspekte përmbajtësore të Projektligjit, duke dhënë sugjerime, komente dhe rekomandime në funksion të rregullimit sa më të mirë fushëveprimtarisë respektive.