Fundi i nëntorit do të flasë në Tiranë me gjuhën e teatrit

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” që filloi vitin e kaluar si nismë e Teatri Kombëtar të Kosovës, Shqipërisë dhe Shkupit, këtë edicion do të sjellë paraqitje të shumta nga 20 deri me 27 nëntor.
Pas suksesit të vitit të kaluar në Shkup, ky vit sjell këtë ngjarje të rëndësishme në Tiranë, ndërsa vitin e ardhshëm, sipas rotacionit, do të mbahet në Prishtinë.
Publiku do të ketë mundësinë t'i ndjekë shfaqjet në dy orare, 19:00 dhe 21:00, në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental.
Mbrëmja e fundit do të shënojë premierën e veçantë të shfaqjes, \"Shtëpia e Zotit\", një bashkëprodhim mes Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar në Shkup. Vepra është shkruar nga Ledian Gjeçi dhe do të prezantohet në regji të Ilir Bokshit.