Sukseset e Korit Siparantum

15.11.2023

Me dashurinë për muzikën, punën dhe përkushtimin e tyre kanë arritur majat më të larta në muzikën korale botërore. Kori Siparantum po i sjell vendit suksese të mëdha.

Ministri Çeku e priti sot në takim dirigjentin dhe udhëheqësin e korit Memli Kelmendi, të cilin e përgëzoi për suksesin e fundit, medaljen e artë në Grand Prix of Nations, në Suedi.

Bashkë diskutuan për aktivitetet e korit, sfidat, punët aktuale dhe planet për pjesën e mbetur të vitit.

Ministria e Kulturës është mbështetësi kryesor i Korit Siparantum.

Prapa