Miratohet projekti për Qendrën e Xhudos

27.09.2023

Projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, dëshmia e radhës e përkushtimit tonë për sportin dhe e zbatimit të suksesshëm të programit shtetëror \"Kosova shtet i xhudos\".

Me miratimin e vendimit të sotëm për shpronësim, po nisim një fazë të re, fillojmë ndërtimin e qendrës së parë ndërkombëtare për kampe trajnimi në Kosovë.

Qendra e re multifunksionale do të ofrojë mjedisin e duhur me standarde evropiane për trajnimet e xhudistëve dhe për organizim të garave ndërkombëtare siç janë ato të Lojërave Mesdhetare. Do të jetë një destinacion i veçantë që zhvillon turizmin sportiv ndërsa për ekonominë vendore, do të sjellë ndikim pozitiv duke krijuar mundësi të reja të punësimit e investimeve.

Qendra e re, ndër të tjera, përfshin palestrën sportive, sallën, zhveshtoret dhe toaletet, tribunën për shikues (mbi 700 ulëse), hapësirën për media, 52 dhoma për akomodim dhe bujtinat shtesë, objektin multifunksional me pishina dhe fitnes.

Prapa