Edicioni i parë i Ulpiana Fest
Veshjet, recetat ushqimore, lojërat, vallet, zejet artizanale dhe shumë aspekte tjera nga antikiteti e mesjeta ishin pjesë e aktiviteteve të edicionit të parë të Ulpiana Fest.
Synimi i festivalit është të ngritet vetëdija e qytetarëve mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe lokaliteteve tona arkeologjike në veçanti. Duke gërshetuar vlerat moderne me ato të lashtësisë, përgjatë netëve të festivalit, arkeologjia, antropologjia, entografia dhe arti u bënë bashkë për të dhuruar spektakël në Parkun Arkeologjik Ulpiana.
Festivali u organizua nga OJQ “ET-G” në bashkëpunim me Departamentin e Antropologjisë (UP), ndërsa financohet nga MKRS. Aktivitetet u ndoqën nga kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, ministrja Rozeta Hajdari, deputetja Adriana Matoshi, ambasadori i SHBA-së Jeffrey M. Hovenier, ambasadori i Francës Olivier Guerot, arkeologu Christophe Goddard, studentë, njohës të fushës e qytetarë të shumtë.