Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e Stadiumit të Gjilanit

16.09.2023

Ministri i Sportit, Hajrrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit në vlerë prej 15 milion eurosh për ndërtimin stadiumit në qytetin e Gjilanit.

Ministri Çeku në fjalën e tij tha se “ Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar. Në marrëveshjen e sotme me kryetarin Alban Hyseni, zotuam 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit. Procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më parë”.

“Për shkeljet që janë gjetur në të kaluarën e këtij stadiumi, tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ndaj palëve të përfshira po përgatitet kallëzim penal. Me vendosmëri po e realizojmë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin” theksoi Çeku.

Prapa