Punëtoria e radhës për draftimin e Strategjisë Shtetërore për Rininë
13.09.2023
Grupi punues i Strategjisë Shtetërore për Rini kanë mbajtur punëtorinë e radhës e cila u fokusua në Planin e Veprimit, plotësimin dhe finalizimin e tij.
Hartimi final i këtij dokumenti po bazohet në studimet e fundit dhe praktikat më të mira në dispozicion, dhe si i tillë do të na tregoj shtegun drejt zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë të rinjtë.
Grupi punues përbëhet nga shërbyes civil të ZKM, MKRS, MSH, MASHTI, MFPT, ME, MINT, MAPL, MPJD, MPB, Policia e Kosovës, Asociacioni i Komunave, dhe përfaqësues dhe ekspertë të organizatave vendore dhe ndërkombëtare.