Gjithëpërfshirje në asete të trashëgimisë kulturore

25.05.2023

Mirëpritja e personave me aftësi të kufizuara në asete të trashëgimisë kulturore, baraz me vizitorët tjerë duhet të pranohet si detyrë e vërtetë e përgjegjësi dhe po angazhohemi që kjo të ndodhë.

Lidhur me këtë qëllim, një grup i personave me aftësi të kufizuara vizituan muzeun ‘’Nënë Tereza'' dhe Katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, për të parë për së afërmi hapësirat dhe për të identifikuar bashkërisht pengesat që mund të adresohen për frekuentimin tyre.

Këto aktivitete me synim të vetëdijësimit dhe veprimeve konkrete, po mundësohen në kuadër të projektit “Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne!”, implementuar nga HANDIKOS, në bashkëpunim me CHwB Kosova, mbështetur nga MKRS.

Prapa