Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos do të mbahet në Kosovë

23.05.2023

Olimpistët e xhudos më 16 dhjetor do të mund t’i shohim duke garuar në Prishtinë. Ata dhe xhudistët e 40 shteteve tjera do të jenë pjesë e Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos i cili për herë të parë në historinë e tij do të mbahet në Kosovë.

Pas takimit të sotëm ndërmjet ministrit Hajrulla Çeku, presidentit të Kampionatit Evropian të Xhudos, László TOTH, zëvendës presidentit të Federatës Evropiane të Xhudos, Hrvoje Lindi, presidentit të Federatës së Xhudos në Kosovë, Agron Kuka, trajnerit Driton Kuka, zëvendës ministres Daulina Osmani, dhe shefes së kabinetit, Klodeta Krasniqi, u nënshkrua marrëveshja që zyrtarizon këtë ngjarje.

Kampionati do të organizohet në kuadër të programit të shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”. Ky segment i programit përpos energjisë re sportive që do të sjellë në vend, presim të sjell shumë përfitime për zhvillimin e imazhit pozitiv shtetëror në arenën ndërkombëtare.

Prapa