“Skënderbeu, kryezot i Arbërit”, opera premierë përtej pritshmërive të publikut

18.05.2023

Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, mbrëmë në Prishtinë sollën operën solemne “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kryezot i Arbërit” nga Vasil S. Tole me libreto të vet kompozitorit mbi tekstin e Fan S. Nolit.

Solistët, tenori Klodjan Kaçani, baritoni Artur Vera, soprano Kaltrina Miftari, mexosoprano Dea Xhemaili e tenori Rizah Jahaj, dhuruan emocione të forta për publikun duke interpretuar historinë shqiptare përmes kësaj forme të bukur arti.

Shoqëruar nga Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Sieva Borzak dhe Hajrullah Syla në bashkëpunim me Korin e TKOB-së, drejtuar nga Dritan Lumshi dhe me konceptin regjisorial të Ada Gurrës, kjo premierë shënon projektin e pestë të bashkëpunimit me Shqipërinë për këtë sezon koncertal.

Prapa