Implementimi i programit “Arti në shkolla” në Gjilan

18.05.2023

Ekipi i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Mehmeti dhe Florent Kurtalani, kanë udhëhequr një aktivitet me nxënësit e shkollës “Ibrahim Uruqi”, në fshatin Bresalcë të Komunës së Gjilanit.

Aktiviteti ishte në kuadër të pikës së parë të programit \"Arti në shkolla\" që parasheh orë të veçanta të artit të cilat sjellin artistët në klasa shkollore.

Nxënësit u informuan rreth punës dhe shfaqjeve që realizohen në teatër, teknikat e lojës së aktorëve, rrëfimin, dramën, regjinë, skenarin, dhe gjëra të tjera që ndërlidhen specifikisht me fushën e teatrit.

Prapa