Demonstrimet e xhudos në shkolla

17.05.2023

Aktivitetet e shumta në kuadër të programit “Kosova, shtet i xhudos” po vazhdojnë në gjithë vendin. Sot demonstrimet janë bërë në SHFMU \"Faik Konica\" në Prishtinë.

Trajnerët e klubit, \"Polici\", Linda Cena, Kastriot Cena, dhe xhudistët Lis Maloku, Riana Muharremi, Ana Sopjani, Zgjim Krasniqi, Florian Gerguri, kanë demonstruar xhudon dhe vlerat e këij sporti për nxënësit e kësaj shkolle.

Programi shtetëror, \"Kosova, shtet i xhudos\", përmes komponentës, \"Xhudo në shkolla - xhudistët e rinj\", ka për qëllim të zhvillojë masovizimin dhe integrimin e dispilinës së xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës.

Prapa