Zbatim i suksesshëm i Programit të Edukimit në GKK

Nxënësit e shkollës fillore \"Afrim Gashi\" nga Hajvalia dhe ata të dy shkollave \"Pjetër Bogdani\" dhe \"Gjergj Fishta\" nga Prishtina kanë eksploruar hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës. Ata u informuan për punën në galeri si dhe e vizituan ekspozitën \"Strange Seed\" të artistit Fatmir Mustafa-Karllo.
Duke i ekspozuar fëmijët ndaj një sërë stilesh dhe duke ofruar një qasje unike për të kuptuar artin, aktivitetet si këto përveç që janë argëtuese janë në të njëjtën kohë edhe edukative.