Nis demonstrimi i xhudos nëpër shkolla

Po vazhdon demonstrimi i sportit të xhudos në institucionet arsimore në Prishtinë.
Sot në shkollën Model “Qamil Batalli” në Prishtinë, trajnerët profesionist demostruan sportin e xhudos para nxënësve. Përmes këtyre aktiviteteve synojmë ta rrisim nivelin e aktivitetin fizik tek fëmijët për të kultivuar një stil jetese të shëndetshme. Në të njëjtën kohë, identifikojmë dhe promovojmë xhudistët e rinj të talentuar.
Demostrimi i xhudos në shkollat e kryeqytetit dhe qyteteve tjera nëpër Kosovë, është pjesë e programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”.