Kultura e Kosovës në Portugali

27.03.2023

Java Kulturore e Kosovës - programi i diplomacisë kulturore me të cilin do të promovojmë shtetin tonë në vende të ndryshme të botës.

E filluam në Portugali me përplot aktivitete, siç janë:

Lancimi i këndit të librave nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Ambasadën e Kosovës në Lisbonë;

Ekspozita e 11 veprave nga Galeria Kombëtare e Kosovës në Ambasadën e Kosovës në Lisbonë;

Njohje me anëtarët e diasporës në Portugali;

Dy koncertet e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës në Lisbonë dhe Braga;

Shfaqja e filmit “Zgjoi” i financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës;

Takime ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Portugalisë për bashkëpunime të reja

Shkëmbimet e tilla përveq tjerash shërbejnë edhe si platformë për promovimin e vlerave shtetërore dhe ndërveprimin që ne kemi në rrafshin kulturor dhe social.

Bashkë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me ambasadën përkatëse, do të vazhdojmë me këtë program edhe në vende të tjera gjatë këtij viti.

Prapa