“Drejt Malit” për mësimin e skijimit

22.03.2023

Në malet e Brezovicës, programi “Drejt Malit” po vazhdon së krijuari kujtime të mrekullueshme për nxënësit e shkollave fillore.

Aktualisht skijimin po e mësojnë grupi i tretë, nxënësit e SHFMU “Xhemajl Kada” në Pejë. Për ta po ofrohet kujdes i lartë duke ju përshtatur nevojave të grupmoshave të ndryshme, atyre që po e mësojnë skijimin për herë të parë si dhe fëmijëve më të rritur që duan më shumë emocion gjatë skijimit.

“Drejt Malit” ka për qëllim zhvillimin e shëndetit të fëmijëve dhe edukimin jo-formal përmes aktivitetit fizik.

Prapa