Premiera e dokumentarit “Tavolina” kushtuar Ferdonie Qerkezit

Dhoma origjinale e ndejës së shtëpisë Qerkezi është lëvizur për herë të parë nga Gjakova në Muzeun Etnologjik të Kosovës.
Mbrëmë aty u hap ekspozitë dhe u dha premiera e filmit “Tavolina” nga Artan Korenica, mbështetur nga Ministria e Kulturës.
Bashkë me zonjën Ferdonije Qerkezi, filmin e panë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani dhe aktorja Arta Muçaj.
Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe shumë personalitete të tjera publike e artdashës.
Ekspozitën dhe filmin mund ta shikoni deri më 22 mars.