Po jetësohet reforma ligjore në kulturë

02.02.2023

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës u miratua në lexim të parë Projektligji për Kinematografinë.

Përmes tij filmi shpallet sektor me interes të veçantë publik në Kosovë, po ashtu ndër të tjera parashihet fuqizimi dhe mbrojtja ligjore e kinemave si dhe themelimi i rrjetit të kinemave, ngritja e kapaciteteve institucionale të Qendrës për Kinematografi të Kosovës, krijimi i strukturave të reja si Kinoteka e QKK-së dhe themelimi i programit të edukimit, studimit dhe botimeve.

Në hartimin e këtij projektligji kontribut kanë dhënë grupi punues i kryesuar nga Jehona Shyti, me anëtarë, Lum Çitaku, Taibe Selmani, Brikena Mulliqi, Mehdi Uka, Kimete Berisha, Liridona Hoti, Atifete Jakupaj dhe administrata e MKRS, Qendra Kinematografike e Kosovës, konsulenti francez Julien Ezanno nga QKK e Francës, Donato Giuliani dhe Valon Ibraj nga Ambasada Franceze, po ashtu komuniteti i kineastëve të cilët përgjatë dy viteve ofruan komente dhe këshilla.

Prapa