Trashëgimia moderne përmes tre dokumentarëve

01.02.2023

Për të dokumentuar rëndësinë e objekteve të trashëgimisë moderne përmes rrëfimeve personale të shfrytëzuesve të tyre, mbrëmë në Kino Armata u shfaqën tre dokumentarë, të mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Dokumentari “Ngjyrat” u realizua mbi ndërtesën e Bankosit në Pejë, i cili flet për arkitekturën e tij dhe si e shihnin punonjësit këtë ndërtesë, disa prej të cilëve folën për rëndësinë që ajo kishte asokohe.

“Vijat” i realizuar mbi ndërtesën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, për të cilin folën me shumë nostalgji për rëndësinë e veçantë që objekti kishte për rininë dhe aktivitetet kulturore e rekreative.

Dokumentari i tretë “Kupollat” fliste për Bibliotekën Kombëtare, duke shfaqur jo vetëm vlerat e saja kulturore, por edhe arkitekturore.

Një diskutimin për të shpalosur këndvështrimet e profesionistëve të arkitekturës mbi vlerat dhe rëndësinë e arkitekturës moderne në Kosovë, u zhvillua pas shfaqjes së tre dokumentarëve. Pjesë e panelit ishin profesori i arkitekturës, Ilir Gjinolli, dhe autorja e dokumentarëve, Flaka Xërxa Beqiri.

Prapa