Vizitë zyrtare në Greqi e një delegacioni nga MKRS

28.01.2023

Disa muaj pas vizitës së Ministres së Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni në Prishtinë, një delegacion nga MKRS kanë realizuar vizitë zyrtare në Athinë.

Gjatë qëndrimit në Greqi u zhvilluan takime me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës së Greqisë, po ashtu me departamentet përgjegjëse për trashëgimi kulturore dhe institucione kulturore, sikurse Muzeu Kombëtar Arkeologjik, Galeria Kombëtare, Muzeu i Artit Bashkëkohor dhe Muzeu i Akropolit.

Mes delegacioneve pati darkordim për fillim të bashkëpunimit profesional, me theks të veçantë në fushën e muzeologjisë, arkeologjisë dhe arteve vizuele. Nga afër u vizituan edhe departamentet e konservimit dhe depot e koleksioneve, duke u informuar detajisht për teknologjinë e shfrytëzuar atje.

Pjesëmarrës në delegacionin e Kosovës ishin: Nora Arapi Krasniqi, këshilltare e Ministrit Çeku, Dafina Morina nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, Zana Rama nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, dhe Renea Behlulu nga Galeria Kombëtare e Kosovës.

Prapa