Komisioni Shtetëror për Rini me prioritete të reja për vitin 2023

24.01.2023

Me qëllim të vendosjes së prioriteteve për vitin 2023 dhe për të diskutuar arritjet dhe sfidat e dy viteve të fundit, Komisioni Shtetëror për Rini ka mbajtur sot takimin e pestë me radhë.

Diskutimi që bëri bashkë zyrtarë të institucioneve shtetërore, struktura dhe mekanizma rinorë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, kishte për fokus Draft Planin e Veprimit të KShR-së dhe Koncept-dokumentin për Rininë me ç’rast u shqyrtua përmbajtja e tij.

Zëvendësministrja, Daulina Osmani, tregoi se MKRS është në proces të reformimit të kornizës ligjore dhe rregullimit të këtij sektori, përfshirë ndër të tjera themelimin e Agjencisë për Rininë si institucioni i ardhshëm ekzekutiv dhe vendimmarrës.

Prapa