Restaurimi i Hanit të Haraqisë në Gjakovë drejt përfundimit

12.01.2023

Kompleksi i Hanit të Haraqisë në qendrën e vjetër të Gjakovës paraqet një nga të paktët shembuj nga kultura e haneve të shekullit XlX-të që i kanë mbijetuar kohës dhe transformimeve shoqërore e ekonomike.

Ky është një nga asetet ku po investohet nga Ministria e Kulturës në fushën e trashëgimisë kulturore. Tashmë janë në përfundim ndërhyrjet restauruese në këtë kompleks.

Këto ndërhyrje do të kontribuojnë që vlerat e trashëgimisë sonë të përbashkët të ruhen për brezat e ardhshëm, por njëkohësisht do të mundësojnë që këto vlera të transferohen në potencial për zhvillim shoqëror e ekonomik.

Prapa