Parandalimi i abuzimeve në sport

29.11.2022

Zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, sot ishte pjesë e panelit në forumin me temë “Fuqizimi i vajzave dhe grave për parandalimin e abuzimeve në sport”, aktivitet ky që u organizua në kuadër të fushatës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, “16 ditë të aktivizimit”.

Panelistë në forum ishin po ashtu ishin, Edi Gusia, kryeshefe ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Afërdita Fazlija, zëvendësdrejtoreshë e Departamentit të Sportit në MKRS dhe trajnere, Naser Krasniqi, drejtor i kombëtares së volejbollit vajzat dhe trajner, Bardha Uka, drejtoreshë e organizatës Dem Sport, Mrika Nikçi, alpiniste dhe

Ulpiana Emra, ish-basketbolliste, tani gazetare e sportit dhe komentatore.

Të pranishmit diskutuan dhe dhanë rekomandime të ndryshme se si të parandalohen rastet e tilla dhe se cilat janë mënyrat më të mira të raportimit të një rasti.

Sipas zëvendësministres Osmani, mënyrat e luftimit të kësaj dukurie negative, MKRS synon t'i inkuadrojë edhe në kornizën ligjore sportive, nëpërmjet koncept dokumentit dhe strategjisë shtetërore për sport.

Prapa