Rijetësimi i trashëgimisë kulturore folklorike

29.11.2022

Ka nisur inciativa për rivitalizimin praktik të trashëgimisë kulturore folklorike.

Ministria e Kulturës para disa muajsh ka ftuar një grup të profesionistëve, komision të kryesuar nga Ansambli “Shota”, të cilëve u ka mandatuar analizimin dhe propozimin e një plani të zhvillimit të mëtutjeshëm praktik të trashëgimisë muzikore folklorike.

Në datën 28 Nëntor, Ansambli \"Shota\", në Muzeun Kombëtar të Kosovës ka mbajtur ceremoni dhe performancë për të prezantuar këtë platformë.

Përmes saj parashihet që në një të ardhme të afërt të krijohet Orkestra Folklorike Simfonike, gjithashtu aktivitete që përfshijnë performanca, program dhe edukim në instrumente folklorike.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm ministri Çeku, drejtori artistik i Ansamblit “Shota”, Ylber Hasanaj, pjesëmarrës të tjerë të fushës, ndërsa prezantimin e planit e bëri, Visar Munishi, kompozitor dhe profesor në UP.

Prapa