Festivali i Filmit Frankofon

17.11.2022

Me temën “Dashuri Gjithmonë”, mbrëmë, në Kino Armata filloi Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë.

Edicioni i 22-të u hap me filmin “France” i zhanrit komedi- dramë, me autorë, Bruno Dumont.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guèrot, ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly, shefi i misionit të zyrës diplomatike në Kosovë, Julien Sassel, Donato Guiliani, këshilltar për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore, artistë dhe artdashës.

Festivali Frankofon do të vazhdoj deri më 20 nëntor me shfaqjen e filmave të shumtë, në Prishtinë por edhe qytete të tjera si Peja, Prizreni, Mitrovica dhe Vushtrria.

Prapa