Diskutim për programet dhe planet e institucioneve të kulturës

Ministri Çeku ka mbajtur takimin e rregullt me kryesuesit e Këshillave Drejtues të institucioneve kulturore në vend.
Bashkë diskutuan për programet vjetore artistike, planet dhe punën aktuale që po bëhet në zhvillimin e strategjive për vitet e ardhshme.
U fol po ashtu për sfidat aktuale dhe konkretizimin e projekteve e dinamizimin e punës në këto institucione.
Këto takime të rregullta po mbahen me qëllim të koordinimit më të afërm të punëve dhe programeve që prekin disa institucione njëherësh.