Bibliotekë e re në Komunën e Shtimes

01.10.2022

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu nënshkruan memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e një Biblioteke në Komunën e Shtimes.

Projekti pritet të implementohet përgjatë viteve 2022, 2023, 2024.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jap mbështetje financiare në vlerë prej 300.000 euro për implementim, ndërsa Komuna e Shtimes do të ofroj projektin zbatues si dhe të sigurojë lejet e nevojshme për ndërtimin e këtij objekti sipas legjislacionit.

Prapa