Mbahet punëtoria “Koleksionet muzeore në raste të emergjencave”

12.09.2022

E realizuar në Muzeun Kombëtar të Kosovës, kjo punëtori kishte për qëllim njohjen me sfidat dhe hapat që duhet të ndërmerren nga institucionet që ruajnë dhe prezantojnë trashëgiminë e luajtshme kulturore gjatë përballjes me katastrofa natyrore (vërshime, tërmete, zjarr) e ato që mund të shkaktohen nga dora e njeriut si dhe gatishmërisë emergjente që duhet të vihet në prioritet. Marrja e masave të përshtatshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së luajtshme kulturore nga këto rreziqe është thelbësore për të siguruar procese të zhvillimit të qëndrueshëm dhe operacione efektive të menaxhimit të katastrofave.

Punëtoria është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa është zhvilluar në kuadër të projektit për krijimin e “Qendrës për ndihmën e parë për Trashëgiminë Kulturore B+Care” i cili u zbatua nga Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosovo, me mbështetjen financiare të Prince Claus Fund dhe zhvillohet njëkohësisht në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Prapa