Ministri Çeku takoi ambasadoren e Maltës

15.09.2022

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku priti sot në takim ambasadoren e Maltës të akredituar në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante.

Bashkë diskutuan për zhvillimet dhe punët që po bëhen aktualisht në MKRS dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, planifikim të aktiviteteve në fushën e artit, rinisë dhe sportit.

Ministri Çeku dhe ambasadorja Scerri Ferrante u shprehën të përkushtuar për të realizuar projekte të përbashkëta në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira me qëllim të promovimit të vlerave të dy shteteve.

Prapa