Sislej Xhafa me “xhep të ngrirë” në Manifesta 14

13.08.2022

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, vizitoi veprën “frosted pocket” apo “xhepi i ngrirë” nga Sislej Xhafa, pjesë e bienales Manifesta 14 në Prishtinë

I vendosur në Memoralin e Martirëve të Luftës së Dytë Botërore, Sislej Xhafa na shfaq një intervenim sa simbolik për strukturën sociale e historike, aq edhe real si mjet i fuqishëm për të hapur diskutimin mbi lëvizjet shoqërore dhe përjetimin e hapësirës.

Sislej Xhafa, një nga pionierët e artit bashkëkohor në Kosovë, është artist që ka ekspozuar veprat e tij në shumë galeri të mëdha në shumë vende të botës që nga vitet ’90.

Prapa