Prishtina jonë në "The Economist"

30.07.2022

Kultura vazhdon të jetë paraqitja më e dinjitetshme e Republikës së Kosovës në botë. Organizimi i Bienales Manifesta në kryeqytetin tonë, paralelisht ndikimit pozitiv të brendshëm në jetën kulturore dhe ekonomike të Kosovës, po e fuqizon pozitën tonë në hartën botërore të artit. Revista prestigjioze ndërkombëtare \"The Economist\" i ka kushtuar vëmendje të veçantë Manifestas në Prishtinë përmes një shkrimi afirmativ mbi vendin tonë dhe fuqinë transformuese të artit. Diplomacia kulturore është ndër segmentet kryesore të angazhimit të Qeverisë së Kosovës në rrugën tonë integruese në planin ndërkombëtar dhe zhvillimore në atë kombëtar.

Një citat nga shkrimi i revistës: \"Manifesta ishte ideuar si një bienale eksperimentale e artit në Europë pas luftës së ftohtë. Kur u hap edicioni i parë në Rotterdam në 1996, territoret e ish-Jugosllavisë ishin në luftë. Sot, mbi dy dekada nga përfundimi i luftës në Kosovë, Prishtina është qyteti i parë në Ballkanin Perëndimor që mirëpret këtë ngjarje shëtitëse.\" Në shkrimin e \"The Economist\" flitet edhe mbi veprimet për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor të Republikës së Kosovës.

Prapa