Njoftim për ngritjen e kapaciteteve profesionale

02.08.2022

Njoftim për rezultatet nga vlerësimi i aplikacioneve nga Thirrja publike për ngritjen e kapaciteteve profesionale të profesionistëve të rinj nëpërmjet mbështetjes financiare studimore në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit për vitin 2022.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ju njofton se ka përfunduar vlerësimi i të gjitha aplikacioneve nga Thirrja publike për ngritjen e kapaciteteve profesionale të profesionistëve të rinj nëpërmjet mbështetjes financiare studimore në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit për vitin 2022, e datës 06.05.2022, e publikuar në platformën online të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas komisionit për vlerësimin e aplikacioneve nga gjithsej 41 konkurrues asnjë prej tyre nuk i ka përmbushur kriteret e përcaktuara në thirrjen publike të MKRS-së.

Bashkëngjitur gjeni linkun me listën dhe arsyetimet e të refuzuarve nga ana e komisionit për vlerësim: https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Arysetimet_e_komisionit_per_anulimin_e_thirrjes_per_Ngritjen_e_kapaciteteve_Profesionale.pdf

Po ashtu Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ju njofton së shpejti do të bëhet rishpallja e Thirrjes publike për ngritjen e kapaciteteve profesionale të profesionistëve të rinj nëpërmjet mbështetjes financiare studimore në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit për vitin 2022.

Prapa