Kreu i FISU-s viziton MKRS-në

19.07.2022

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ka pritur në takim anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Sportit Universitar, Gabriel Kotchofa dhe drejtorin ekzekutiv të FISU Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022, Musa Selimi.

Bashkë diskutuan për përmbylljen me sukses të Kupës Botërore Universitare në Hendboll që u zhvillua për herë të parë në Kosovë dhe rëndësinë e organizimimit të ngjarjeve të tilla sportive në vendin tonë.

Kupa Botërore Universitare në Hendboll solli në Kosovë 14 ekipe nga universitete të ndryshme botërore. Kampionë të kësaj ngjarje botërore u shpallën ekipi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në kategorinë e meshkujve dhe ekipi i Universitetit Kombëtar Korean të Sporteve, në kategorinë e femrave.

Ministria e Sportit ishte mbështetëse e FISU Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022.

Prapa