Dy ekspozitat në Gjilan

18.05.2022

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka vizituar dy ekspozita në qytetin e Gjilanit.

Bashkë me kryetarin e Komunës, Alban Hyseni në Galerinë e Qytetit panë ekspozitën me 600 fotografi dokumentuese kushtuar masakrës së Llashticës të mbledhura nga Milaim Grabovci, të cilat u ekspozuan për herë të parë.

Po ashtu vizituan ekspozitën postmortum “Agim Ramadani” nën kurimin e Din Azizit, e cila përmban vepra të papublikuara të heroit Agim Ramadani, ku përshihen punime të realizuara nga vet ai.

Ekspozita të tilla kalojnë dimensionin artistik ngase dokumentojnë dhe dëshmojnë një të kaluar të cilën populli i Kosovës e ka përjetuar.

Prapa