Ekspozitë e ambasadës hungareze në Kosovë

14.05.2022

Një ekspozitë e veçantë që prezanton bukuritë e natyrës dhe botës së egër të Hungarisë, Kosovës, Polonisë, Çekisë dhe Sllovakisë është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

“Natural beauties of Visegrad countries and Kosovo” organizuar nga Ambasada Hungareze në Kosovë, ka bërë bashkë 5 fotografë nga këto shtete, të cilët po promovojnë turizmin dhe bukuritë natyrore të këtyre vendeve, bukuri këto që duhet të përpiqemi ti ruajmë për brezat e ardhshëm.

Në hapje të ekspozitës morën pjesë Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, József Bencze, Ambasadori i Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, udhëheqësi i zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, këshilltari i ministrit Çeku, Liburn Jupolli, fotografë e art dashës.

Ekspozitën mund ta vizitoni deri më datën 17 maj.

Prapa