Arkitekti Përparim Rama emërohet kurator për përfaqësimin e Republikës së Kosovës ne Bienalen e Venezias

05.05.2012

Arkitekti Përparim Rama është përzgjedhur kurator për përfaqësimin e Republikës së Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venezia të Italisë. Bordi i emëruar në muajin shkurt nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi, ka përzgjedhur Ramën në mesin e tre emrave propozuar të propozuar.
Në bazë të vendimit të ministrit Krasniqi, Bordi për përzgjedhjen e kuratorit përbehet nga Eliza Hoxha, arkitekte dhe kryetare e Këshillit të Galerisë së Arteve të Kosovës, Valdet Osmani, kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës dhe Teuta Jashari- Kajtazi, profesoreshë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Më këtë vendim si këshilltar special i bordit është emëruar arkitekti i njohur Wilhelmus Maas, ndërkaq në rolin e komisionerit është emëruar arkitekti Bekim Ramku.
Në vendimin e vet, Bordi konstaton se pas sqarimeve shtesë dhe konsultave të gjata, koncept-ideja e Përparim Ramës është vlerësuar si më e mirë dhe e denjë për ta përfaqësuar në mënyrën sa më të mirë Republikën e Kosovës në Bienalen e Venezias, që është një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në botë e ku Republika e Kosovës për herë të parë është pjesëmarrëse.

Bienalja e Venezias do të zgjasë gjithsejtë katër muaj dhe hapja do të bëhet në muajin gusht. Këtë vit temë e Bienales së Arkitekturës është “Toka e përbashkët”.

Më poshtë mund të shihni edhe CV-në e arkitektit Përparim Rama.

Emri     Përparim Rama  BA (Hons) DipArch, MSc (Distinction)
Profesioni    Master në Arkitekturë
Pozita    Drejtor – 4M GROUP
Data e lindjes    20/01/1976
Nacionaliteti    Kosovar / Britanez
Gjuhët    Shqipe, Angleze, Serbo/Kroate

Kualifikimet akademike dhe profesionale
RIBA    -      Associate Member (Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik ) 2003
SMARTlab - Mbikëqyrës - Media Instituti SMARTlab Programi Master dhe Doktoraturë   2007
CECA    -  Member – Centre for Evolutionary Computing in Architecture) 2003
MSc     Master i dalluar
Qendra për Kompjutim Evolutiv në Arkitekturë
(University of East London)  2003
DipArch    (University of East London)
Shkolla e Arkitekturës
Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik      Pjesa II    2001-03

BA (Hons)    SBU London South Bank University
Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik      Pjesa I      1995-98

Përvoja kyçe: Si drejtor themelues i 4M Group, Rama eshte përgjegjës për planifikim të menaxhimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të byrosë, projektet e tij përfshijnë nga ato të banimit deri tek ato komerciale, nga hotelet deri tek ndërtimet mikse, aeroport dhe planifikim urban.

Rama  konsulton Fondin e hulumtimeve Kombëtare të Shtetit te Katarit në projektet urbane dhe arkitekturale aktuale dhe të së ardhmes në Katar. Ai poashtu është edhe udhëheqës i ekipit të projektit të master planit per zhvillimin e fshatit të qëndrueshëm “Dhërmi”në 10ha në jug të Shqipërisë, në detin Jon.

Ai ishte udhëheqës i konzorciumit ndërkombëtar të projektimit, udhëhequr nga 4M GROUP deri në lejen urbanistike të Kompleksit me te madh ne Ballkan me zhvillim miks në Prishtinë. Ai ishte këshilltar specialist në zhvillimin e veglave për planifikim hapësinor dhe  arkitekturë për Newham Council dhe Tower Hamlets në Londër, në përgatitjet për Lojërat Olimpike Londra 2012. Ai ishte udhëheqës në projektim të planit rregullativ për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Veprimtaria arkitekturale e tij është shtrirë në shumë vende: New York, USA; ujdhesat Turks dhe Caicos; Prishtinë, Kosovë; Londër, BM; Udinë, Itali; Kotor, Mal i Zi; Lagos, Nigeri; Bazel, Zvicërr; Pragë, Republika Çeke; Damask, Siri dhe Tiranë, Shqipëri. Me bashkëpunimin e tij në projekte të përmasave të mëdha ai krijoi mënyrë kreative të të menduarit për formësim të ndërmarrjeve të reja. Rama ka realizuar hulumtime të thella në zhvillimin e vendbanimeve spontane dhe vetë-organizimit te tyre, duke u përqendruar në arkitekturën gjenerative. Për titullin Master i dalluar në  Komjutim dhe Arkitekturë,  ai i është thelluar mësimeve të natyrës për ambientin e ndërtuar. Rama ka ligjëruar në Shkollën e Arkitekturës pranë Universitetit të Nottingham dhe bashkë-mbikëqyr nivelin e doktoraturës në fushën e 3D Arkitekturës Gjenerative dhe formësimit e ndertesave inteligjente në programet Master dhe Doktoraturë në Institutin e Mediave Dixhitale SMARTlab.

Ai poashtu është këshilltar/kritik periodik në Universitetin Lindor të Londrës në Diplomim në titullin Diplomë dhe Master i Shkencave në Dizajn kompjuterik  dhe Formësim si dhe është kritik periodik në Architectural Association. Rama dhe ndërmarrja e tij kanë fituar disa mirënjohje me projektet e tyre inovative. Veprat e tij janë publikuar në disa revista dizajni, duke përfshirë London Building Design Magazine si dhe ka qenë i intervistuar nga BBC, RAI, Gazeta The Times në temat që kanë të bëjnë me Arkitekturë dhe Urbanizëm.

Prapa