Filloi Prishtina Music Conference

04.12.2021

Me moton: Veshët kanë sy. Shohin, gjykojnë e nuk harrojnë”, sot filloj konferenca Prishtina Music Conference, ku do të trajtohen tema të mirëfillta diskutimi që kanë të bëjnë me aspekte estetike, teknike e biznesore të muzikës.

Konferenca ka për qëllim që përmes prezantimeve, paneleve të diskutimit, performancave, shfaqjeve, ekspozitave dhe punëtorive të ringjall interesimin për muzikë. Panelistët janë profesionistë vendorë e ndërkombëtar, të cilët do të ofrojnë përvojat e tyre për avancimin e fushës së muzikës në një drejtim multidimensional.

Në hapje mori pjesë Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i cili në fjalën e tij vlerësoi këtë organizim \"Jam i bindur që kjo ngjarje do të ketë ndikim shumë pozitiv dhe do të shndërrohet në pikëtakim për çdo akter brenda dhe jashtë Kosovës, duke e zhvilluar industrinë muzikore në vendin tonë dhe duke i njoftuar të gjithë rajonin dhe vendin me thesaret e tona vendore” tha ai.

Në panelin e parë të diskutimit folën edhe Adrian Berisha, Drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës dhe Hedon Blakaj, ligjërues universitar i hulumtimeve në konsumimin kulturor, në Aalto University në Finlandë.

Prapa