“Katër stinët" e Vivaldit rishkruar me të dhënat për klimën

22.11.2021

Të dielën në Sallën e Kuqe, në Palllatin e Rinisë është mbajtur koncert nga Orkestra së Filharmonisë së Kosovës me solist Visar Kuçin e nën drejtimin e Giulio Arnofit në bashkëorganizim me UNDP - Kosovo.

Rishkrimi i veprës së njohur të muzikës klasike “Katër stinët” vjen si thirrje ndërgjegjësimi për krizën klimatike dhe frymëzim për aktivizim.E titulluar \"For Seasons” (Për stinët), partitura muzikore u krijua nga muzikantët e NDR Elbphilharmonie në Hamburg, inxhinierë zëri, zhvillues softuerësh dhe aranzhues muzikorë.

Të dhënat klimatike që datojnë prej vitit 1725 u përdorën për të ndërtuar një algoritëm i cili më pas u shfrytëzua në \"Katër stinët\" e Antonio Vivaldit, duke rezultuar me pjesën e re – “të shtrembëruar”, por reflektuese e fakteve mbi ndryshimet klimatike. Siç përshkruhet nga krijuesit e pjesës së re, \"të dhënat klimatike që shpërfaqin 300 vjet të lirimit të dyoksidit të karbonit në nivel global, janë shpërndarë përgjatë kohëzgjatjes së veprës: sa më e lartë të jetë vlera e dyoksidit të karbonit, aq më e gjatë është vlera e notave muzikore. Meqenëse lirimi i dyoksidit të karbonit është vazhdimisht në rritje, koha e fundit e veprës, “Dimri”, tingëllon gjithnjë e më e dhunshme dhe intensive.

Të pranishën në këtë koncert ishin zëvendës kryeministri Besnik Bislimi, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, ambasadori i Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori e të tjerë.

Prapa