Prezentohen projektet e revitalizimit të rrugës Marin Barleti dhe Kinemasë Lumbardhi në Prizren

17.11.2021

Pas një procesi gjithëpërfshirës gjatë hartimit të projekteve ideore për revitalizimin e rrugës Marin Barleti dhe Kinemasë Lumbardhi në Prizren, ku janë përfshirë të gjitha institucionet përgjegjëse në nivel qëndror dhe me një përfshirje të gjerë të komunitetit lokal, këto dy projekte si përfituese të fondeve IPA II, të Bashkimit Evropian, kanë vazhduar me fazën e hartimit të projekteve zbatuese, nga kompania italiane ArssProgetti.

Projektet ideore dhe ato zbatuese u prezantuan sot para partnerëve kryesor, ndërsa janë në fazën e përfundimit dhe gjatë vitit të ardhshëm pritet fillimi i zbatimit te tyre.

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore përmes revitalizimit të aseteve dhe rikthimit për shfrytëzim nga komuniteti lokal, do të mundësoj shndërrimin e saj në potencial për zhvillim ekonomik.

Pjesëmarrës në ketë prezantim ishin përfaqësues nga MKRS, QRTK Prizren, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Këshilli i trashëgimisë kulturore të Prizrenit, përfaqësues të Rrjetit të Organizatave të Kulturës të Prizrenit, dhe nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Prapa