Hapet Festivali i Teatrove në Ferizaj

21.10.2021

Për shtatë ditë radhazi qyteti i Ferizajt do të jetë shtëpi e shfaqjeve të shumta që po jepen në kuadër të Festivalit të Teatrove.

Tashmë tradicionalisht ky festival çdo vit i jep një atmosferë shumë të mirë qytetit ndërsa shndërrohet në destinacion për shumë artdashës.

Mbrëmë ishte hapja ndërsa para publikut u dha shfaqja Vizita e Zonjës Plakë, me regji nga Sulejman Rushiti.

Kjo shfaqje ishte prodhim i Teatrit Adriana në Ferizaj, ndërsa ditëve në vijim, çdo mbrëmje nga ora 19:00 aty do të vijnë shfaqje nga Teatrot e qyteteve tjerat të Kosovës, dhe kjo është ajo që e bënë kaq të veçantë këtë festival.

Shfaqja e mbrëmjes së djeshme u prit shumë mirë nga publiku ndërsa atë e ndoqi edhe ministri i MKRS, z. Hajrulla Çeku.

Prapa