Ministri Çeku takoi Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

21.10.2021

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, gjatë ditës së djeshme ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

Ata diskutuan për bashkëpunim dhe planifikim të aktiviteteve me interes të përbashkët mes dy shteteve tona, në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit.

Ministri Çeku e informoi me planet dhe programin që ka MKRS ndërsa tregoi rëndësinë që ka bashkërendimi i aktiviteteve me institucionet e Shqipërisë, kurse Ambasadori Minxhozi e falënderoi për pritjen dhe gatishmërinë për të punuar së bashku në këtë drejtim.

Prapa