Catherine Nichols emërohet Ndërmjetësuese Kreative e Manifestës

12.10.2021

Catherine Nichols emërohet Ndërmjetësuese Kreative për edicionin e 14-të të Manifestës që do të zhvillohet në Prishtinë, Kosovë në vitin 2022.

Sot në Kino Armata u bë prezantimi i ndërmjetësueses kreative dhe koncepti artistik i Manifesta 14 Prishtina.

It matters what worlds world worlds: how to tell stories otherwise (ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të tregojmë histori ndryshe) do të jetë titulli i edicionit të 14-të të Manifesta nën udhëheqjen e Australianes, studiuese e arteve dhe letërsisë, Catherine Nichols.

“Kur vizitova Prishtinën, njerëzit që takova, bisedat që kisha, puna që e pashë më dhanë një ndjenjë të dukshme të fuqisë transformuese e cila qëndron në storie dhe në aktin - në praktikën e rrëfimit. Unë jam tepër e gëzuar të i bashkohem ekipit të Manifesta 14 për të sjellë së bashku artistë, mendimtarë, shkencëtarë dhe qytetarë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë për të eksploruar se si rrëfimi mund të na mundësojë të angazhohemi me njëri - tjetrin dhe, në pluralitetin tonë të qenësishëm, të veprojmë në bashkësi, për të sjellë një botë të përbashkët më shumë se njerëzore, u shpreh Catherine Nichols.

Në këtë prezentim mori pjesë edhe ministri i MKRS, Hajrulla Çeku, i cili ndër të tjera tha \"Kosovës gradualisht po i krijohen edhe kapacitetet e nevojshme mbështetëse për krijimtari më të lirë, për hapësirë pune më të madhe dhe për hapsirë pune pa burokraci. Shembull shumë i mirë i këtij zhvillimi është Manifesta e cila për herë të parë vie në këtë pjesë të Evropës, pikërisht në Kosovë. Ndërsa shtoi \"Manifesta si një prej platformave më kreative dhe alternative të formatit të Bienales zë vend shumë natyrshëm në ambientin kulturor në Kosovë. Ky është moment poashtu për të parë ndryshimet në lidhje me mënyrën se si e organizojmë hapsirën kulturore dhe se si e organizojmë kulturën në kohë\".

Ai gjithashtu tregoi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është e dedikuar në mbështetjen e aktiviteteve të Manifestës dhe komunitetit artistik që së bashku të përfitojmë nga bashkëpunimi i ndërsjellë dhe që ky bashkëpunim të sjellë fryte afatgjate për shoqërinë tonë.

Edicioni i 14 i Bienales Manifesta do të hapet në Prishtinë më 22 korrik 2022.

Prapa