Intervenime në asetet e trashëgimisë kulturore në regjionin e Gjilanit dhe Ferizajt

12.10.2021

Intervenime në më shumë se 10 asete të trashëgimisë kulturore në regjionin e Gjilanit dhe të Ferizajit

Po vazhdojnë punimet dhe ndërhyrjet emergjente në asetet e trashëgimisë kulturore në rrezik.

Pas një periudhe shumë të gjatë po investohet në ndërhyrje restauruese në më shumë se 10 monumente të trashëgimisë kulturore në regjionin e Gjilanit dhe Ferizajit.

Sot Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltarja Nora Arapi Krasniqi kanë parë për së afërmi punimet që po zhvillohen në disa prej tyre

Ata vizituan Shtëpinë kullë të Sahit Agës, Mullirin e Ndue Sopit në Bincë dhe Mullirin dhe Valanicën e Vishëve. Të gjitha këto asete të trashëgimisë kulturore janë në gjendje tejet të rënduar dhe pranë shkatërrimit.

Në këtë fazë emergjente, në këto monumente të cilat janë në listën për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, sipas projektit parashihet të ndërhyhet me konservim, për të mbrojtur shkatërrimin dhe përkeqësimin e mëtejmë dhe më pas do të restaurohen dhe të funksionalizohen plotësisht.

Këto janë vetëm disa nga intervenimet emergjente që do të bëhen në regjionin e Gjilanit dhe Ferizajit. Përveq tyre ndërhyrje restauruese do të ketë në: Mullirin e Zylbeharit, Mullirin e Madh, Xhaminë në Dunavë, Xhaminë e Llovcës, Xhaminë e Germovës, Xhaminë e Carrabregut, Xhaminë në Vryqec dhe Xhaminë e Velekincës.

Të tilla intervenime do të bëhen në vende të ndryshme të Kosovës, kjo pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dyfishuar fondin për ndërhyrje emergjent fushën e trashëgimisë kulturore, nga 450.000 € në 842.000 €.

Prapa