Bashkërendim i veprimeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

09.10.2021

Të premten në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit patëm kënaqësinë të presim kryetaren e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Në takim e mbajtur ndërmjet ministrit z. Hajrulla Çeku dhe znj. Zanita Halimi, u diskutua për rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit të ngushtë mes këtyre dy institucioneve, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore.

Ministri Çeku shprehu gadishmërinë dhe dedikimin për krijimim e bashkëpunimit dhe hartimin e një plani të përbashkët të punës për procesin e plotësimin e Listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.

Të dy palët u dakorduan në intensifikimin e takimeve të përbashkëta dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore.

Prapa