Pasurohet lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje

08.10.2021

Në pajtueshmëri me Nenet 3 dhe 4 të Ligjit Nr.02/L-088 për Trashëgimi Kulturore, sot në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të përkohshme janë shtuar 17 asete të reja.

Asetet të cilët kanë plotësuar Listën e Trashëgimisë kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme i takojnë kategorisë së Trashëgimisë Arkeologjike, Arkitekturore dhe asaj shpirtërore, si në vijim:

1. Vendbanim në Vojdull, Istog;
2. Tuma në Shpenadi, Prizren
3. Nekropoli tumular në Sfërkë, Klinë;
4. Burgu i Gurrakocit, Istog;
5. Xhamia në Prapashticë, Prishtinë;
6. Kino Rinia, Prishtinë;
7. Teatri Dodona, Prishtinë;
8. Shtëpia e vjetër - Ish stacioni Policor, Podujevë;
9. Xhamia e Sibovcit, Podujevë;
10. Shtëpia e Familjes Luboteni, Prizren;
11. Mulliri i familjes Isaku- Vuçitërna, Rahovec;
12. Shkolla fillore Emin Duraku, Prizren;
13. Çenar çeshmja, Gjilan;
14. Shtëpia e Qemajl Selmanit, Gjylekar, Viti;
15. Shtëpia e Gjon Serreçit, Ferizaj;
16. Shkolla e Gjon Serreçit, Ferizaj;
17. Koleksioni privat i krijimtarisë së instrumenteve frymore Shaqir Hoti, Mitrovicë.

Procesi i rivlerësimit dhe inventarizimit të trashëgimisë kulturore është një proces dinamik, i cili është duke u zhvilluar, së bashku me procesin e finalizimit të dosjeve për mbrojtje të përhershme.

Gjithmonë në harmoni me Konventat ndërkombëtare, qëllimi i mbrojtjes së ndërtesës është definimi profesional i vlerave dhe rëndësisë që ka, si dhe transmetimi i tyre tek brezat e ardhshëm. Ndërsa, duke e ri funksionalizuar atë në bazë të kërkesave dhe nevojave të komunitetit dhe në shërbim të tij sigurohet pjesëmarrja demokratike dhe qasja në trashëgimi kulturore.

Prapa