Krenari pa fund. Suksesi i radhës për kinematografinë e vendit tonë.

11.09.2021

Filmi \"Vera andrron detin\" me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basha që ka shfaqur premierën në Festivalin e Venedikut, njërin ndër festivalet më të vjetra dhe rëndësishme të filmit në botë, tashmë ka fituar dy çmime, çmimin e ri “Autorë nën 40 vjeç” nga kinemaja “Venezia a Napoli” për regjinë më të mirë dhe “Prize for the inclusion Edipo Re” që u jepet figurave globale të filmit, që kanë dalluar veten për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj krijimit të filmit.

\"Vera andrron detin\" është një rrëfim i fuqishëm i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazishë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme.

Çmimet janë dhënë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venedikut.

Shumë urime për gjithë ekipin dhe shumë suksese tutje!

Prapa